Përfito prej mjeteve moderne të komunikimit për përhapjen e diturisë

Përfito prej mjeteve moderne të komunikimit për përhapjen e diturisë.

Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Ai që i kthehet librave për të gjetur gjykimin e një çështjeje fetare, edhe nëse është ulur në karrige, ai ka marrë një rrugë për të kërkuar dije. Po ashtu, ai që ulet me një shejh për të mësuar prej tij, edhe ai ka marrë një rrugë për të kërkuar dituri, edhe nëse është ulur.

Marrja e rrugës për kërkimin e diturisë ndahet në dy lloje:

1.Rruga që shkohet me këmbë (udhëtimi fizik).

2.Rruga përmes së cilës njeriu arrin te dija, pra çdo mjet që të çon te dijja (si leximi, dëgjimi, komunikimi), edhe nëse është ulur.

Kush e merr këtë rrugë, Allahu ia lehtëson përmes saj rrugën drejt xhenetit.

Dhe ai ka thënë gjithashtu, Allahu e mëshiroftë:

“Dituria është gjëja më e dobishme; më e dobishme për njeriun sesa veprat e mira, sepse kur njeriu vdes dhe njerëzit vazhdojnë të përfitojnë nga dituria e tij, shpërblimi vazhdon t’i shkojë atij deri në Ditën e Kiametit. Çdo herë që dikush përfiton prej saj, ai ka shpërblimin e diturisë. Sa më shumë që e jep dhe e mëson, aq më shumë shtohet (shpërblimi).

Për këtë arsye, një nga gjërat më të forta që forcon dhe ruan diturinë është që njeriu ta mësojë atë të tjerëve, sepse Allahu është në ndihmë të robit, derisa robi është në ndihmë të vëllait të tij. Prandaj, kur ti ia mëson diturinë dikujt tjetër, Allahu të mëson ty (më shumë). Por mos u fut në mësimdhënie derisa të jesh i aftë për të.”

(Sher’h Rijadus-Salihin 5/434)
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button