Për ju, çorientues nga menhexhi selefij

Për ju, çorientues nga menhexhi selefij (selefi.org; etj)

E tërë lavdia i takon Allahu të Lartësuar, ndërsa paqja dhe bekimi i Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij, Muhamedin, salAllahu alejhi ue selem.

Me rastisi të shoh disa shkrime të disa fitnexhijëve që, fatkeqësisht, në emër të menhexhit selefij, i përçajnë selefijtë. Jo vetëm kaq; ata selefijtë e parë i nxorën fare nga menhexhi selefij, u tallën me ta, shpifen, i shantazhuan. Duke u futur me profile të rrejshme e herë duke u paraqitur së janë vëllezër të rijë në Islam, herë me nofka të ndryshme e të rrejshme, me qëllim që të abuzojnë me selefitë. U munduan me çdo kusht që ta promovojnë veten duke shkelur mbi kurrizin e të tjerëve.

Të tillët, nuk i kursyen as dijetarët. I inçizuan fshehurazi, i refuzuan këshillat e tyre, i keqinterpretuan fjalët e tyre, e më e keqja; u tallën me ta, siç është vërtetuar nga bisedat e tyre!
Nderi i muslimanit – selefiut, e në veçanti nderi i dijetarëve selefijë tek ta nuk ka vlerë, sepse po të kishte së paku do të kishin edukatë ndaj tyre qoftë edhe në biseda private.

Harruan së e kota pavarësisht se se kohë qendron ajo, me kohë demaskohet! Elhamduli-Lah ashtu edhe ndodhi!
Çka është më e keqe, ata harruan se Allahu i Lartësuar thotë:
”مَّا يَلْفِظُ مِن قَوْلٍ إِلَّا لَدَيْهِ رَقِيبٌ عَتِيدٌ “
”Dhe, për çdo fjalë që ai thotë, ka pranë vetës një mbikëqyrës të gatshëm (për ta shënuar atë)”
(Kaf 18).

Vepra të tilla të ulta i vepruan për vite të tëra duke i përçarë selefijtë mes veti. Pas shfaqjes së bisedave të ulëta të tyre, filluan me reagime, duke publikuar shkrime të dijetarëve selefijë që e ndalojnë përhapjen e bisedave private (apo incizime fshehurazi), e të tjera!

Vallë….: Harami të ju, herë është hallall, e pastaj haram, pra varësisht si ju përshtatet juve?! Apo ndoshta ju punoni siç thotë populliti: “Si është moti, e veshim gëzofin”?

Turp! Turp i madh!

Allahu i Lartësuar thotë: يُحِلُّونَهُ عَامًا وَيُحَرِّمُونَهُ عَامًا “…një vite e quajnë të lejueshëm e vitin tjetër, të ndaluar…” (Teube 37)

Pra, edhe ju, këtë punën e dallavereve, me vite e kini të lejuar, e tani, pasi u demaskuat, e ndaloni?! Ç’është me juve?!

Po ashtu, Allahu i Lartësuar thotë:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا يَسْخَرْ قَوْمٌ مِّن قَوْمٍ عَسَىٰ أَن يَكُونُوا خَيْرًا مِّنْهُمْ
”O ju që keni besuar! Asnjë një burrë prej jush të mos tallët me burrat të tjerë, së këta mund të jenë më të mirë së ai…” (Huxhurat 11).

Po ashtu i Lartësuari thotë:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اجْتَنِبُوا كَثِيرًا مِّنَ الظَّنِّ إِنَّ بَعْضَ الظَّنِّ إِثْمٌ ۖ وَلَا تَجَسَّسُوا وَلَا يَغْتَب بَّعْضُكُم بَعْضًا ۚ أَيُحِبُّ أَحَدُكُمْ أَن يَأْكُلَ لَحْمَ أَخِيهِ مَيْتًا فَكَرِهْتُمُوهُ “
”O ju që keni besuar! Largoni shumë dyshime, se, vërtetë, disa dyshime janë gjynah. Mos e spiunoni dhe mos e përgojoni njëri-tjetrin! Vallë, a dëshiron ndokush prej jush ta hajë mishin e vëllait të vet të vdekur?!…” (Huxhurat 12).

Në fakt, tallja, të shpifurit, shkaktimi i përçarjes, e shumë të tjera, janë sinonimi juaj në të cilin nuk kam dyshim. Vërtetë kjo është vepër e shëmtuar, a nuk meditoni së puna juaj është me rrezik. Me siguri e dini, mirëpo nëse nuk e dini, atëherë po ju përkujtoj, Allahu i Lartësuar thotë:

أَفَتُؤْمِنُونَ بِبَعْضِ الْكِتَابِ وَتَكْفُرُونَ بِبَعْضٍ “…

”Mos vallë, një pjesë të Librit e besoni, kurse pjesën tjetër e mohoni?!…” (Bekare 85).

Së këndejmi, ju këshilloj të pendoheni, ta braktisni këtë orientim të çoroditur, pavarësisht se mundoheni ta referoni këtë marifet të shëmtuar tek men’hexhi selefij, mirëpo ai që di sadopak për këtë menhexh, që është i sinqertë me Zotin e tij dhe që e ka lexuar demaskimin që u është bërë juve, e kupton fare qartë së ju jeni çrregullues dhe keni bërë shumë padrejtësi!

Shtrohet pyetja: Si mund të quhen kërkues dije të tillët? Si mund të merret dije prej tyre? Si t’ju besohet përkthimeve tuaja? Ndërkohë që ju keni një parim të shëmtuar që aspak nuk përkon me men’hexhin selefij dhe as me këshillat e dijetarëve selefij?

Allahu na dhashtë sukses neve dhe juve, dhe lutja e fundit është: Lavdia i takon Allahut të Lartësuar!

Besim Gjelaj

Shënim: Mundësisht mos shkruani asnjë koment, përndryshe do të fshihen. Në qoftë së ka diçka të pa qartë, mund të shkruani privat!

Artikuj të lidhur

Back to top button