Për atë që tregohet i pakujdesshëm në shikimin e grave!

Për atë që tregohet i pakujdesshëm në shikimin e grave!

Imam Ibën Kethiri, Allahu e mëshiroftë, në librin e tij ‘El-Bidaje uen-Nihaje, përmend ngjarjet e vitit 278 hixhri, ku thotë:

Në atë vit vdiq Abdetu ibën Abdirr-Rrahimi, Allahu e poshtëroftë!

Ibën Xheuziu tregon se ai kishte qenë ndër muxhahidinët që luftonin vazhdimisht në tokat e Bizantinëve

Në një nga betejat, ndërsa muslimanët po rrethonin një vend të Bizantinit, ai pa një grua nga gratë e tyre në fortesën e tyre dhe u dashurua pas saj.

Ai i dërgoi asaj mesazh: “Cila është mënyra për të arritur tek ti?”

Ajo i tha: “Të bëhesh i krishterë dhe të ngjitesh tek unë.”

Ai e pranoi këtë. Muslimanët mbetën të tronditur kur e panë se ai kishte kaluar në anën e tyre.

Kjo i shqetësoi muslimanët thellë dhe u solli pikëllim të madh.

Pas një kohe, ata kaluan pranë tij ndërsa ai ishte me atë grua në fortesë dhe i thanë:

“O filan, ç’u bë me Kuranin tënd? Me diturinë tënde? Me agjërimin tënd? Me xhihadin tënd? Me namazin tënd?”

Ai tha:

“Ta dini se e kam harruar të gjithë Kuranin, përveç fjalës së Allahut:

رُبَّمَا يَوَدُّ الَّذِينَ كَفَرُوا لَوْ كَانُوا مُسْلِمِينَ • ذَرْهُمْ يَأْكُلُوا وَيَتَمَتَّعُوا وَيُلْهِهِمُ الْأَمَلُ فَسَوْفَ يَعْلَمُونَ

“Ata që nuk besuan shpeshherë do të kishin dëshiruar të kishin qenë muslimanë. Lëri (Muhamed) ata, të hanë, të dëfrehen dhe t’i preukupojë shpresa (se do të jetojnë shumë), e më vonë do të kuptojnë” (Hixhr 2-3).

Dhe unë tashmë jam bërë me pasuri dhe fëmijë në mesin e tyre.”

Pastaj ai vdiq si i krishterë.

(El-Bidaje uen-Nihaje 11/68)
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button