Bidatet duhen refuzuar!
Shejh AbdulMuhsin el-Abbad, Allahu e ruajttë, thotë:
“Nuk thuhet se, kur shfaqen bidatet dhe risitë e shpikura në fe, duhet të heshtet rreth tyre. Përkundrazi, refuzimi i tyre dhe sqarimi i së pavërtetës është prej xhihadit në rrugën e Allahut. Dhe xhihadi, ashtu siç bëhet me veten dhe me pasurinë, bëhet edhe me gjuhën, me lapsin dhe me nijet (qëllim), ashtu siç ka thënë i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem: ‘Në Medine ka burra; nuk bëni asnjë udhëtim dhe nuk kaloni asnjë luginë veçse ata janë me ju’, domethënë: me zemrat dhe nijetin e tyre; i ka penguar ndonjë arsye (dhe nuk kanë ardhur me juve).
Këtë e tha në betejën e Tebukut, për ata që nuk kishin mundësi dhe nuk kishin mjet udhëtimi, dhe që qanin sepse nuk u ishte mundësuar të dilnin me të Dërguarin e Allahut salAllahu alejhi ue selem për të luftuar në rrugën e Allahut.
Prandaj, kundërshtimi i atyre që janë në të kotën dhe i atyre që devijojnë nga rruga e drejtë është prej xhihadit në rrugën e Allahut.”
(Sher’h Sunen Ebi Davud, 478)
Përktheu: Besim Gjelaj