Lutja e të shtypurit që e ndëshkoi një ministër

Ka përmendur Ibën Akil el-Hanbeli, Allahu e mëshiroftë: Se një ministër i bëri padrejtësi një njeriu, dhe ai i tha:

“Frikësoju Allahut dhe hiq dorë nga unë, përndryshe do të lutem kundër teje tek Allahu i Lartësuar.”

Ministri iu përgjigj:

“Lutu si të duash!”

Nuk kaluan shumë ditë dhe ministri u arrestua dhe u ndëshkua rëndë.

Atëherë njeriu i shkroi këto dy vargje:

“Shigjetat e natës nuk ndalen,

por ato kanë një afat dhe përfundim.

A po tallesh me lutjen dhe e nënvlerëson atë?

Mendo se çfarë të ka sjellë ky mallkim!”

(El-Funun, 2/574)
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button