Ndryshimi i njetit në namaz

Pyetja: A lejohet ndryshimi i nijetit në namaz?

Përgjigjja: Ndryshimi i nijetit në namaz ndahet në tre raste: Rasti i parë: nga një namaz i caktuar në një tjetër të caktuar, nuk është i vlefshëm.

Shembull: Dikush ka për qëllim të falë sunetin e duhasë, por gjatë namazit kujtohet se nuk e ka falur sunetin e sabahut, dhe e ndryshon nijetin në sunetin e sabahut.Kjo nuk është e vlefshme, sepse suneti i sabahut duhet të ketë nijetin që në fillim të namazit. Po ashtu, një njeri hyn në namazin e ikindisë, pastaj gjatë namazit kujtohet se nuk e ka falur drekën, dhe e ndryshon nijetin në drekë.Edhe kjo nuk është e vlefshme, sepse namazi i caktuar duhet të ketë nijetin që në fillim. Rasti i dytë: nga një namaz i përgjithshëm në një namaz të caktuar, nuk është i vlefshëm.

Shembull: Një person fal një namaz vullnetar të përgjithshëm (nafile), pastaj gjatë namazit kujtohet se nuk e ka falur sabahut, ose sunetin e sabahut, ose ndonjë namaz farz, dhe e ndryshon nijetin e nafiles në atë namaz. Kjo nuk është e vlefshme. Rasti i tretë: nga një namaz i caktuar në një namaz të përgjithshëm, është i vlefshëm.

Shembull: Një person fillon namazin me nijet se po fal sunetin e sabahut, por gjatë namazit kupton se atë sunet tashmë e ka falur. Atëherë e ndryshon nijetin nga suneti i sabahut në namaz vullnetar (nafile), dhe kjo është e vlefshme. Rregulli përmbledhës: Nga i caktuar në të caktuar, nuk lejohet. Nga i përgjithshëm në të caktuar, nuk lejohet. Nga i caktuar në të përgjithshëm, lejohet.

Shejh Ibën Uthejmin, Allahu e mëshiroftë!
(Fetawa ue Resailihi 12, nr. 347)
Përktheu: Besim Gjelaj

Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.

Related Articles

Back to top button