Ndryshimi i njetit në namaz
Ndryshimi i njetit në namaz
A lejohet ndryshimi i nijetit në namaz?
Përgjigjja:
Ndryshimi i nijetit në namaz ndahet në tre raste:
Rasti i parë: nga një namaz i caktuar në një tjetër të caktuar, nuk është i vlefshëm.
Shembull:
Dikush ka për qëllim të falë sunetin e duhasë, por gjatë namazit kujtohet se nuk e ka falur sunetin e sabahut, dhe e ndryshon nijetin në sunetin e sabahut.
Kjo nuk është e vlefshme, sepse suneti i sabahut duhet të ketë nijetin që në fillim të namazit.
Po ashtu, një njeri hyn në namazin e ikindisë, pastaj gjatë namazit kujtohet se nuk e ka falur drekën, dhe e ndryshon nijetin në drekë.
Edhe kjo nuk është e vlefshme, sepse namazi i caktuar duhet të ketë nijetin që në fillim.
Rasti i dytë: nga një namaz i përgjithshëm në një namaz të caktuar, nuk është i vlefshëm.
Shembull:
Një person fal një namaz vullnetar të përgjithshëm (nafile), pastaj gjatë namazit kujtohet se nuk e ka falur sabahut, ose sunetin e sabahut, ose ndonjë namaz farz, dhe e ndryshon nijetin e nafiles në atë namaz. Kjo nuk është e vlefshme.
Rasti i tretë: nga një namaz i caktuar në një namaz të përgjithshëm, është i vlefshëm.
Shembull:
Një person fillon namazin me nijet se po fal sunetin e sabahut, por gjatë namazit kupton se atë sunet tashmë e ka falur.
Atëherë e ndryshon nijetin nga suneti i sabahut në namaz vullnetar (nafile), dhe kjo është e vlefshme.
Rregulli përmbledhës: Nga i caktuar në të caktuar, nuk lejohet. Nga i përgjithshëm në të caktuar, nuk lejohet. Nga i caktuar në të përgjithshëm, lejohet.
Shejh Ibën Uthejmin, Allahu e mëshiroftë!
(Fetawa ue Resailihi 12, nr. 347)
Përktheu: Besim Gjelaj