Nata e madhe e Regaibit

Disa bidate të muajit Rexheb – “Nata e madhe e Regaibit”

    Pyetja:

    Disa njerëz e veçojnë muajin Rexheb me disa ibadete, siç është namazi i Regaibit, gjallërimi i natës së njëzeteshtatë e po këtij muaji me ibadete të ndryshme, a ka kjo bazë në sheriat? Allahu ua shpërbleftë me të mira!

    Përgjigja:

    Veçimi i muajit Rexheb me namazin e Regaibit apo festimi i natës së njëzeteshtatë të tij, duke pretenduar së në këtë natë ka ndodh Is’raja dhe Mi’raxhi, e gjithë kjo është bidat, nuk ka bazë në sheriat. Kanë folur për këtë çështje dijetarët e mirëfilltë, ne, po ashtu kemi shkruar disa here dhe ia kemi bërë të qartë njerëzve së namazi i Regaibit është bidat, ndërkohë që ky namaz po praktikohet nga disa njerëz në natën e parë të xhumasë së muajit Rexheb.

Gjithashtu, festimi i natës së njëzeteshtatë me bindje së kjo është nata e Is’rasë dhe Mi’raxhit, e gjithë kjo është bidat dhe nuk ka bazë në sheriat. Nata e Is’rasë dhe Mi’raxhit nuk dihet saktë së kur është, por edhe sikur të dihej, prapë nuk lejohet festimi i saj, sepse Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem nuk e ka festuar, po ashtu, hulefat (sundimtarët) e tij të drejtë dhe shokët e tij të tjerë, radijAllahu anhum, nuk e kanë festuar. Sikur të ishte kjo sunet, ata do të na paraprinin në këtë.

E gjithë mirësia është në pasimin e tyre dhe në ndjekjen e rrugës së tyre, ashtu siç ka thotë Allahu i Lartësuar:

 وَالسَّابِقُونَ الْأَوَّلُونَ مِنَ الْمُهَاجِرِينَ وَالْأَنْصَارِ وَالَّذِينَ اتَّبَعُوهُمْ بِإِحْسَانٍ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُمْ وَرَضُوا عَنْهُ وَأَعَدَّ لَهُمْ جَنَّاتٍ تَجْرِي تَحْتَهَا الْأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا أَبَدًا ذَلِكَ الْفَوْزُ الْعَظِيمُ

 “Sa u përket besimtarëve të parë, prej muhaxhirëve dhe ensarëve, Allahu është i kënaqur me ata dhe me të gjithë të tjerët që i pasuan me vendosmëri e përkushtim në besim; edhe ata janë të kënaqur me Atë. Allahu ka përgatitur për ata kopshte nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe ku do të jetojnë përgjithmonë. Kjo është fitorja madhështore!” (Teube 100).

    Është vërtetuar nga Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem, se ka thënë: “Kush sjell diçka në fenë tonë, çfarë nuk është prej saj, ajo është e refuzuar” (Buhariu dhe Muslimi).

    Pejgamberi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kush bën ndonjë vepër që nuk është nga çështja jonë, ajo është e refuzuar” transmeton Muslimi.

Kurse kuptimi i fjalës: “…ajo është e refuzuar” dtth i refuzohet personit që e ka shpikë.

Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem në hytben e tij thoshte: “E më pas, fjala më e mirë është libri i Allahut, udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit, salAllahu alejhi ue selem, punët më të këqija janë risitë dhe çdo risi është humbje” – po ashtu e transmeton Muslimi.

Është obligim për gjithë muslimanët që ta pasojnë Sunetin, t’i përmbahen atij dhe t’i porositin të tjerët që të kapën për të, si dhe të paralajmërojnë nga gjitha bidatet, duke punuar me porosinë e Allahut të Plotfuqishëm: 

 وَتَعَاوَنُوا عَلَى الْبِرِّ وَالتَّقْوَى

 “

…Bashkëpunoni me

 njëri tjetrin në punë të mira dhe të mbara, e jo në mëkate dhe armiqësi…” (Maide 2).

Po ashtu thotë:

 وَالْعَصْرِ ۝ إِنَّ الْإِنْسَانَ لَفِي خُسْرٍ ۝ إِلَّا الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ وَتَوَاصَوْا بِالْحَقِِّ وَتَوَاصَوْا بِالصَّبْرِ ۝   “

Pasha kohën! Me të

 vërtetë, njeriu është në humbje. Përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, që e porositin njëri tjetrin t’i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm” (elAsr 1-3).

Gjithashtu, fjala e Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem: 

    “Feja është këshillë” i thanë:

     “Për kë o i Dërguar i Allahut? Kurse ai ka thënë:

     “Për Allahun, librin e Tij, të Dërguarin e Tij, për prijësit e muslimanëve dhe muslimanëve në përgjithësi”

Transmeton Muslimi në koleksionin e tij.

Sa i përket Umres, nuk ka të keqe që të kryhet në muajin Rexheb, bazuar në atë që është vërtetuar tek Buhariu dhe Muslimi nga Ibën Umeri radijAllahu anhuma së Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka bërë Umre në muajin Rexheb, gjithashtu selefi e bënin Umren në muajin Rexheb, siç e ka përmendur këtë elHafidh Ibën Rexheb në librin e tij ‘elLetaif’ nga Umeri, Abdullah ibën Umer dhe nga Aishja radijAllahu anhum. Po ashtu, transmetohet nga Ibën Sirin së selefi kanë vepruar kështu. 

Vërtetë, prej Allahut vjen suksesi!

Shejh AbdulAziz ibën Baz, Allahu e mëshiroftë!

Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button