Marrja e pasurisë së fituar nga kamata

Thotë Allahu i Lartësuar (kuptimi i ajetit):

“…E nëse jeni penduar, atëherë juve u takon kryet e mallit tuaj, askënd nuk e dëmtoni, as vetë nuk dëmtoheni” (Bekare 179),

nëse pendoheni nga ngrënia e pasurisë së fituar nga kamata, atëherë juve u takon kryet e mallit tuaj, p. sh. i ke dhënë njëqind për t’i marrë njëqind e njëzetë, në qoftë se je i sinqertë në pendim mos i merr më shumë se njëqind, ngase Allahu thotë:

“…E nëse jeni penduar, atëherë juve u takon kryet e mallit tuaj, askënd nuk e dëmtoni, as vetë nuk dëmtoheni” (Bekare 179).

Disa njerëz janë sprovuar duke bërë kijas (krahasim) të paligjshëm përball tekstit nga Kur‘an-i apo Sunneti duke thënë: nëse ti e vendos pasurinë tënde në ndonjërën nga bankat e huaja, siç janë banka e Amerikës, Anglisë apo Francës, pa marrë parasysh cilit vend, ti merre pasurinë e fituar nga kamata, merre pasurinë e tillë dhe jepe lëmoshë, subhanAllah!

A e njollos njeriu dorën e tij me gjak dhe ndyrësira pastaj të shkojë dhe t’i pastrojë? Pse nuk ruhet që në fillim nga ndyrësira? Ky është krahasim i paligjshëm përball tekstit nga Kur‘an-i apo Sunneti, gjithashtu konsiderohet i pavlerë.

Nëse të thuhet merre këtë pasuri të fituar nga kamata, ti thuaj: jo nuk e ka bërë legjitime feja jonë. Disa thonë nëse nuk e merr ti, ata do ta shpenzojnë atë pasuri në ndërtimin e kishave dhe në luftë kundër muslimanëve!

Ne i themi kush të ka thënë ty këtë? Atë pasuri ndoshta pronari i bankës e merr për veten e tij! Ua jep të afërmeve të tij, apo e shpenzon për nevojat e veta.

Kush të tha se ata e përdorin për ndërtimin e kishave, po edhe në qoftë se e përdorin për nevojat e kishave, a e pronësove ti atë pasuri sa që të thuhet që ti i ndihmove ata në këtë çështje? Parimisht ajo nuk është pronë e jotja, ata nuk ta dhanë fitimin e pasurisë tuaj, ndoshta e bashkojnë pasurinë tënde me të tyren dhe kështu ti humbet!

Me të vërtetë ata të japin ty kamatën e caktuar në shumë që në fillim, kjo nuk është pasuri e fituar nga pasuria jote sa që të thuash:”Ua dhashë pasurinë time për t’i ndihmuar në haram”, assesi nuk është pasuria jote.

Po ashtu, po e zëmë se është e fituar nga pasuria jote, apo nga pasuria juaj është fituar më shumë, kurse ti e kundërshton marrjen e tij ngase është pasuri e fituar me kamatë, kurse ata e shpenzojnë në dobi të kishave dhe luftës kundër muslimanëve, a ti i urdhërove me këtë ?! Assesi ti nuk i urdhërove me këtë!

Kije frikë Allahun, ty të takon kryet e mallit, askënd nuk e dëmton, e as veten nuk e dëmton, në qoftë se ti e merr dhe e jep si lëmoshë, shembulli i këtij personi është sikur i atij që e merr ndyrësirën me dorën e tij dhe e ndrydh, pastaj thotë:” ku ka ujë që t’i pastrojë duart e mia”, kjo nuk është në rregull.

🖋Shejh Muhamed Ibën Salih el-Uthejmin, Allahu e mëshiroftë.

📑 Burimi: Sherh Rijadus-Salihin (4/201)

✍️ Përktheu: Hoxhë Besim Gjelaj

Back to top button