Blerja e shtëpisë me kamatë!


• Pyetje:

A më lejohet që të marrë kredi nga banka që punon me kamatë për të blerë shtëpi, Allahu ju shpërbleftë me mirësitë e Tij?

• Përgjigjje:

Në qoftë se ke nevojë për një copë bukë që ta hash për ta shpëtuar vetën nga vdekja, mos merr asgjë nga banka, e assesi për të blerë shtëpi apo për të blerë makinë!

Allahu ta ka lejuar ngrënien e coftinës, mishin e derrit, kafshën e mbytur dhe të rrëzuar, t’i ka lejuar Allahu në rast të vështirësisë (në rast rreziku), kurse nuk ta ka lejuar kamatën!

Kamata është rrezik i madh! Është rrezik i madh! Mos u merr me kamatë, por bëj sabër, sepse Allahu i Lartësuar thotë: وَمَنْ يَتَّقِ اللَّهَ يَجْعَلْ لَهُ مَخْرَجًا * وَيَرْزُقْهُ مِنْ حَيْثُ لَا يَحْتَسِبُ وَمَنْ يَتَوَكَّلْ عَلَى اللَّهِ فَهُوَ حَسْبُهُ “Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’i gjej rrugëdalje (nga çdo vështirësi). Dhe do t’i jap risk prej nga nuk e pret. Allahu i mjafton kujtdo që mbështetet tek Ai.”

Kamata është mëkat i madh dhe gjë e rrezikshme! Ai i cili e konsideron të lejuar veçse bën kufër (del prej feje)!

Në qoftë se ke nevojë për shtëpi, duro derisa të furnizon Allahu! Kthehu tek Allahu me lutje dhe përgjërim, si dhe merri shkaqet, kështu që Allahu ta mundësojë një shtëpi. Përndryshe, më mirë të vdesësh dhe të jesh i shpëtuar nga lufta e Allahut, sepse ai që merret me kamatë është në luftë me Allahun, Allahut i kërkojmë mbrojtje, siç thotë i Lartësuari: فَإِن لَّمْ تَفْعَلُواْ فَأْذَنُواْ بِحَرْبٍۢ مِّنَ ٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦ ۖ وَإِن تُبْتُمْ فَلَكُمْ رُءُوسُ أَمْوَٰلِكُمْ لَا تَظْلِمُونَ وَلَا تُظْلَمُونَ “Nëse nuk e bëni këtë, atëherë iu është shpallur luftë nga Allahu dhe i Dërguari i Tij. Nëse pendoheni atëherë ju takon kapitali fillestar. Në këtë mënyrë, nuk dëmtoni askënd e as nuk dëmtoheni vetë!”

| Bekare 279 |

Pra, e ka shpallur luftën ndaj atij që merret me kamatë, si dhe e ka mallkuar i Dërguari i Allahut; “Atë që e merr, atë që e jep, atë që e shkruan (kontratën) dhe dy dëshmitarë.”

| Muslimi 1598 |

Çfarë do tjetër pas mallkimit?! A të bën dobi shtëpia dhe para teje xhehenemi?! Lë t’i ketë frikën Allahut besimtari dhe lë të bëj sabër në varfëri dhe kur është i nevojshëm, sepse Allahu i Lartësuar thotë: وَلَنَبْلُوَنَّكُم بِشَىْءٍۢ مِّنَ ٱلْخَوْفِ وَٱلْجُوعِ وَنَقْصٍۢ مِّنَ ٱلْأَمْوَٰلِ وَٱلْأَنفُسِ وَٱلثَّمَرَٰتِ ۗ وَبَشِّرِ ٱلصَّٰبِرِينَ “Sigurisht që Ne do t’ju provojmë me frikë dhe uri, me dëmtim të pasurisë, të njerëzve dhe të të lashtave! Prandaj, përgëzoji të duruarit!”

| Bekare 155 |

Duro dhe Allahu ta jep këtë shpërblim të madh në vend që ta ekspozosh vetën ndaj mallkimit, zemërimit, pakënaqësisë dhe dënimit të Tij! Përballoje këtë vështirësi në dynja, sepse kjo nuk është asgjë në krahasim me zemërimin e Allahut dhe dënimin e Tij!
Allahu na mjafton neve me mirësinë dhe të mirat e Tij karshi asaj që e shkakton zemërimin dhe pakënaqësinë e Tij. Vërtetë Zoti ynë e dëgjon lutjen! Ue salAllahu ala nebij-jina Muhammed ue ala alihi ue sahbihi ue sel-lem!

~ Shejh Rebi’ elMed’halij, Allahu e ruajttë dhe e shpërbleftë më mirësitë e Tij!

| Mexh’mu’ 1/134-135 |

Përktheu: Besim Gjelaj

Back to top button