Lexoje Kur’an-in!
“A nuk e studiojnë me vëmendje Kur’an-in, apo kanë zemrat të kyçura?” (Muhamed, 24)
Do të thotë: i kemi mbyllur Mus’hafët, nuk lexojmë në Mus’haf. Është fatkeqësi që nëpër shtëpi të mos lexohet Kur’an-i.
Të kalojë një ditë dhe ti të mos e hapësh Mus’hafin, kjo është një fatkeqësi, një fatkeqësi e vërtetë. Sepse ky (Kur’an) është Fjala e Allahut të Madhëruar dhe të Lartësuar. Gëzohu me të dhe mbaje kokën lart për shkak të tij, edhe nëse e ke mësuar përmendësh.
Imam Ahmedi, Allahu e mëshiroftë, në shtëpinë e tij e hapte Mus’hafin çdo ditë. Njëri prej bijve të tij, mendoj se ishte AbdUllah, ka thënë: “Kur hynim tek ai, ai e mbyllte.”
Mësimet dhe këshillat e Kur’an-it nuk kanë fund.
Shejh Salih Alu Shejh, Allahu e ruajttë!
Përktheu: Besim Gjelaj
Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.