La ilahe il-lAllah është pema e lumturisë!
Muhamed ibën AbdulUehabi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“La ilahe il-lAllah është pema e lumturisë.
Nëse e mbjell në tokën e besimit të sinqertë, e ujit me ujin e sinqeritetit (ihlasit) dhe kujdesesh për të me vepra të mira, rrënjët e saj do të forcohen, trungu i saj do të qëndrojë i fortë, gjethet do të gjelbërohen dhe frytet e saj do të shumohen تُؤۡتِيٓ أُكُلَهَا كُلَّ حِينِۭ بِإِذۡنِ رَبِّهَاۗ
“Me lejen e Zotit të saj (pema) jep fruta në çdo kohë…” (Ibrahim 25).
Por nëse kjo pemë mbillet në tokën e mohimit dhe përçarjes, ujitet me ujin e syefaqësisë dhe hipokrizisë, dhe ushqehet me vepra të këqija e fjalë të shëmtuara, dhe mbi të derdhet papastërtia dhe e godet nxehtësia e braktisjes, atëherë frytet e saj shpërndahen, gjethet bien, trungu çahet dhe rrënjët këputen. Mbi të fryjnë erërat e ndyrësisë dhe e copëtojnë plotësisht وَقَدِمۡنَآ إِلَىٰ مَا عَمِلُواْ مِنۡ عَمَلٖ فَجَعَلۡنَٰهُ هَبَآءٗ مَّنثُورًا
“Dhe Ne do t’u qasemi veprave që kanë bërë ata dhe do t’i shndërrojmë në pluhur e hi.” (Furkan 23).”
(Ed-Durer es-Senijje 2/115)
Përktheu: Besim Gjelaj