Hoxhallarët e devijuar

Hoxhallarët e devijuar dhe demagogjia e tyre karrieristë!

Lavdia i takon Allahut për çdo mirësi, ndërsa paqja dhe bekimi i Tij qofshin mbi të dërguarin e Tij, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem që nuk ka lënë rrugë të mirë pa na e sqaruar dhe nuk ka lënë rrugë të keqe pa paralajmëruar!

Që në hapat e parë kur erdhi Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem me shpallje prej Zotit të vet, aty-këtu u shfaqen zërat djallëzorë me qëllim për ta kundërshtuar dhe penguar thirrjen e saktë, thirrjen e të Madhit Zot!

Çdo ditë dëgjoni sesi një hoxhë i devijuar në media të ndryshme mohon apo shtrembëron diçka prej dispozitave të Islamit!

Njëri e mohon vëllazërinë në Islam që rrjedh si shkak i besimit (imanit), apo e mohon ndalesën e të përshëndeturit me femra për dore, tjetri e lejon muzikën edhe pse e di që është haram, tjetri e bën haramin hallall, e shumë bëma të tjera!

Ndonëse, këto mbeturina të rrugicave, që në vete përmbanin urrejtje dhe mëri kundrejt të vërtetës, përfunduan në koshat e mbeturinave të historisë, kurse e vërteta u përhap në lindje dhe perëndim!

Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, duke e pasur parasysh rrezikun që mund t’i shfaqej Umetit Islam nga anët e ndryshme, ndonjëherë me armiqësi të hapur dhe ndonjëherë e veshur me petkun e qengjit, e në fakt është një bishe vrastare, e paralajmëroi Umetin e tij nga ky rrezik!

Bile në një hadith Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem duke folur për hoxhallarët e devijuar ka thënë: “Ata janë thirrës për në dyert e Xhehenemit, kush ju përgjigjet atyre, ata e hedhin në të (në Xhehenem).”

| Sahihul-Xhami’ 2994 |.

Po ashtu ka thënë: “Më se shumti që kam frike për Umetin tim, janë prijësit (hoxhallarët) e devijuar.”

| Sahih Ebu Davud 4252 |.

Paralajmërimi i Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem kundër këtyre hoxhallarëve të devijuar në këto hadithe të cekura më sipër, aludon fare mirë se këta fshihen pas Islamit apo flasin në emër të Islamit dhe atë nga xhamitë e Allahut me qëllim që ta shtrembërojnë dinin e Allahut Fuqiplotë!

Secili njeri duhet të ketë kujdes dhe mos të bie pre e mashtrimeve dhe manipulimeve të tyre famëkeqe, sepse të tillët nuk i kanë frikën Allahut Fuqiplotë dhe për qëllim djallëzorë i mohojnë apo interpretojnë gabimisht dispozitat e Islamit!

Gabimet e tyre nxjerrin në pah anën e errët të tyre e cila aludon se ata kanë problem me bazat e Islamit dhe rreziku i tyre është i madh, që ne duhet ta kemi parasysh e te ruhemi prej tyre dhe t’i paralajmërojmë nga krimet e tyre që i bëjnë në emër të Islamit! Kur, një injorant, pseudo hoxhë thotë se: “Ne, nuk i kemi vëllezër arabët!”

  • Ky demagog harron që vet Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue selem ka qenë arab!
  • Jo vetëm kaq, ai pretendon që e lexon Kur’anin dhe e shfleton atë, e injoron apo se kupton fare porosinë e Allahut të Lartësuar në Kur’an ku thotë: إِنَّمَا الْمُؤْمِنُونَ إِخْوَةٌ
    ” Vërtetë, besimtarët janë vëllezër!”

| Huxhurat 10 |.

Në fakt, Islami shquhet për eliminimin e racizmit mes etnive të ndryshme dhe se vëllazëria realizohet përmes besimit (imanit), kurse demagogu e mohon! Kur e dëgjon deklaratën e tij dhe demagogjinë e tij famëkeqe, e kupton injorancën e tij dhe po ashtu tendencën e tij për shtrembërimin e dispozitave të Islamit.

Ky dhe të tjerët sikur ky, gjithashtu dhe disa media që ju japin hapësirë, e që janë të etur për famë, çdo ditë mundohen që ta shtrembërojnë Islamin për qëllime të caktuara djallëzorë, por kjo është e kotë, sepse para Islamit janë nënshtruar shumë perandori dhe mbretëri edhe pse ishin shumë të fuqishme, siç është ajo Romake dhe Persiane!

Ne, shpresojmë që edhe bashkësia islame si institucion përgjegjës ndaj Xhamive t’i merr në llogari këta horra, sepse mëkati bie edhe mbi ta! Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: ” Secili prej jush është përgjegjës dhe secili prej jush do të jap llogari për atë që i është dhënë nën përkujdesje.”

| Buhariu dhe Muslimi |.

E lus Allahun e Lartësuar dhe të Madhëruar që t’i ruaj muslimanët nga çdo sherr i dukshëm dhe i pa dukshëm dhe lutja jonë e fundit është Lavdia i takon Allahut, Zotit të botëve!

-Besim Gjelaj

https://t.me/besimgjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button