Heshtja ndaj atij që gabon!

Pyetje:

Allahu të ruajttë! Cila është këshilla juaj për atë që thotë:
Refuzimi ndaj atij që gabon, është shkak për përçarje mes muslimanëve. Kështu që, duhet të heshtim ndaj gabimeve derisa të bashkohen muslimanët në një fjalë?

Përgjigjja:

Kjo nuk është vërtetë! Është e kotë! Përkundrazi, gabim, do të thotë të raportohet dhe sqarohet, dhe mos të anashkalohet. Sa i përket çështjes së anashkalimit të tij si shkak që ajo shkakton përçarje! Përçarja veç së ka ndodh si shkak i kundërshtimeve te të vërtetës dhe lajthitjes nga rruga e drejtë, andaj, është obligim të sqarohet e vërteta si dhe të refuzohet ai që gabon.

Nëse, ai që ka gabuar nuk është nga pasuesit e bidatit, por, është nga pasuesit e sunetit, atëherë, ai këshillohet me butësi, sepse qëllimi me këtë është përmirësimi i tij”

Shejh Abdul-Muhsin elAbbad, Allahu e ruajttë

Burimi: (Kaseta Nr. 338; Minuta 12:24)

Përktheu: Hoxhë Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Shikoni gjithashtu
Close
Back to top button