A kanë akide selefije hauarixhët

Pyetja❓:

Cili është refuzimi juaj për atë që thotë: Akideja e haurixhëve është akide selefije?

Përgjigja❗:

Kjo është fjalë e kotë (batil). Veçse e ka cilësuar si të kotë vet Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem në fjalën e tij: “Do të ndahet një grup kur do të përçahet umeti im, ndokush prej juve e nënvlerëson namazin e tij karshi namazit të tyre, leximin e Kur’anit karshi leximit të tyre, dalin nga feja ashtu siç del shtiza nga gjahu, kudo që t’i takoni vritini sepse në vrasjen e tyre ka shpërblim për atë që i vret ata”.

E në një transmetim tjetër thuhet: “(hauarixhët) I vrasin myslimanët dhe i lënë të lirë idhujtarët”. Dhe dihet se prej akides së tyre, është të bërit tekfir ndaj myslimanëve mëkatarë dhe gjykojnë ndaj tyre (ndaj myslimanëve mëkatarë) me qëndrim të përhershëm në zjarr (xhehenem).

Për këtë arsye, Aliu radijAllah anhu dhe sahabët radijAllahu anhum që ishin me të, i kanë luftuar, si dhe të tjerët (njerëz të tjerë nga myslimanët i kanë luftuar hauarixhët).I ka luftuar Aliu radijAllahu anhu dhe beteja ndaj tyre (hauarixhëve) ka qenë ditën e Nehreuanit.

Shejh Abdul-Aziz ibën Baz, Allahu e mëshiroftë!

📑Burimi: (el-Mexh’mu 28/253)

✍Përktheu: Hoxhë Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button