Gjykimi për shitjen dhe blerjen e varëseve ku janë shkruar ajete Kur’an-ore!

Gjykimi për shitjen dhe blerjen e varëseve ku janë shkruar ajete Kur’an-ore!

Pyetje:

Çfarë gjykimi ka për shitjen dhe blerjen e varëseve ku janë shkruar ajete Kur’an-ore?

Përgjigje:

Nuk lejohet të shiten ose të vishen varëse ku janë këto shkrime nga Kur’an-i. Kjo nuk është e lejuar sepse përbuz Kur’an-in. Gjithashtu, mund të përdoren si hajmali ose nuska, me besimin se sjellin shërim nga sëmundjet, por Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem e ka ndaluar varjen e nuskave, dhe ky ndalim përfshin si ato që janë nga Kur’an-i, ashtu edhe të tjerat.

Shejh Salih elFeuzani, Allahu e ruajttë!
(El-Muntaka 1/164)
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button