Plaka e Beni Is’railëve!

– Dobi nga tregimi – 

Transmetohet nga Ebi Musa elEsh’arij, radijAllahu anhu të ketë thënë: 

“Një ditë shkoi në konak Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tek një beduin dhe ai e nderoi shumë me mikpritje Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, atëherë i tha: “Më premto që do të vish tek ne?” 

Ndërkohë shkoi beduini tek Pejagmberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i tha: “Kërkoje atë që ke nevojë?” 

Ai tha: “Dua një deve që të hipi mbi të dhe një dhi që ta mjelë familja ime?” 

Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “A nuk mund të bëheni sikur plaka e Beni Is’railëve?” 

Shokët e tij thanë: “Dhe çfarë ndërlidhet me plakën e Beni Is’railëve?” 

Ai, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “Kur Musai, alejhis-selam u nis me Beni Is’railët nga Egjipti e humbën rrugën, andaj edhe tha: “Çfarë është kjo?” Dijetarët nga mesi i tyre thanë: “Jusufi alejhis-selam në prag të vdekjes e mori garantim nga Allahu i Lartësuar për neve që mos të dalim prej Egjiptit pa i marrë edhe eshtrat (trupin) e tij me neve!” 

Musai alejhis-selam ju tha: “Dhe kush e di vendin e varrit të tij?” 

Thanë: “Nuk e dimë se ku është varri i Jusufit alejhis-selam dhe këtë e di vetëm një plakë e Beni Is’railëve.” 

E dërgoi dikë tek ajo dhe e thirrën, pastaj i tha: “Me trego ku është varri i Jusufit alejhis-selam?”

Ajo tha: “Jo, për Allahun, nuk ju tregoj derisa të ma japësh të drejtën time!” 

I tha: “Po cila është e drejta jote?”

Ajo tha: “Që të jam me ty në Xhenet!”

Musai alejhis-selam nuk i pëlqeu që t’i jep një premtim të tillë, atëherë Allahu i Lartësuar i shpalli, që t’ia japë të drejtën e saj!

Atëherë ajo shkoi me ta tek lumi, pranë të cilit ishte një moçal me ujë dhe ju tha: “Largojeni këta ujë!” E Larguan! 

Ju tha: “Gërmoni dhe nxirrini eshtrat e Jusufit alejhis-selam! Kur i ngritën nga toka, u ndriçua rruga sikur të ishte drita e ditës!”  

| Tra.Hakim 2/404-405 |.

• Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

Më herët nuk e kisha të qartë fjalën e tij në hadith; “Eshtrat e Jusufit” sepse kjo bie ndesh me tekstin e hadithit të saktë: 

“Vërtetë Allahu e ka bërë haram për tokën që t’i ha trupat e pejgamberëve (pra nuk kalben).”  

Derisa me rastisi hadithi i Ibën Umerit radijAllahu anhuma që ka thënë: “Kur Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue selem shtoi peshë në trup, Temim edDerij, radijAllahu anhu, i tha; a ta bëjmë një minber o i Dërguar i Allahut që t’i mbajë eshtrat tua?!” 

Tha: “Po, gjithsesi! Atëherë ia bëri një minber me dy shkallë!” 

| E ka transmetuar Ebu Davudi me sened të mirë sipas kushtit të Muslimit |. 

Nga kjo e mësova se ata thonin eshtrat dhe kishin për qëllim të gjithë trupin, nga aspekti i emërtimit të një pjesë, ndonëse kanë për qëllim tërësinë e saj komplet, siç është fjala e të Lartësuarit:  وَقُرْآنَ الْفَجْرِ 

“…dhe këndo Kuran në agim…”

| Kur’an • Isra 78 |.  

Që nënkupton namazin e Sabahut, u evitua paqartësia el-hamdulil-Lah, kështu që e shkrova këtë me qëllim për ta qartësuar atë!” 

| Saktësuar nga shejh Albani në Silsile esSahiha 1/623-624 |. 

Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Shikoni gjithashtu
Close
Back to top button