Cili është njeriu më trim?

Alij ibën Ebi Talib, radijAllahu anhu, njëherë pyeti:

“Cili është njeriu më trim?”

Ata thanë: “Ti.”

Aliu, radijAllahu anhu, tha:

“Sa për mua, nuk jam përballur me askënd pa qenë korrekt me të. Por më trimi është Ebu Bekri. Kam parë ditën kur Kurejshët u vërsulën mbi të Dërguarin e Allahut salAllahu alejhi ue selem: njëri i vinte nga njëra anë, tjetri nga ana tjetër, duke i thënë:

‘Ti, a po i shndërron të adhuruarit tanë në një të vetëm?!’

Pasha Allahun, askush nuk iu afrua për ta mbrojtur, përveç Ebu Bekrit: ai e godiste njërin, e largonte tjetrin dhe thoshte: أَتَقْتُلُونَ رَجُلًا أَنْ يَقُولَ رَبِّيَ اللَّهُ

“A do të vrisni një njeri sepse thotë: Zoti im është Allahu?” (Gafir 28).

Pastaj Aliu, radijAllahu anhu, qau dhe tha:

“Po ju betohem në Allahun: kush është më i mirë, besimtari nga familja e Faraonit apo Ebu Bekri?”

Njerëzit heshtën.

Atëherë, Aliu, radijAllahu anhu, tha:

“Pasha Allahun, një çast nga jeta e Ebu Bekrit është më i vlefshëm se ai. Ai e fshehu besimin e tij, kurse Ebu Bekri e shpalli hapur besimin e vet.”

(Fet’hul-Bari 7/170)
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Shikoni gjithashtu
Close
Back to top button