A ka hixhret në këtë kohë?

• Pyetja:

Në kohën tonë, a ka hixhret; në qoftë se ka hixhret, atëherë patjetër duhet të ketë njeriu vendbanim dhe ushqim, ndonëse kjo vështirë të arrihet?!

• Përgjigja:

Hixhreti është çdo herë! Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:

“Nuk ndërpritet hixhreti derisa të ndërpritet pendimi; si dhe nuk ndërpritet pendimi derisa të lind dielli nga perëndimi i tij!”

| Ahmedi 1271 |; | Bezari 1054 |.

Pra, hixhreti është çdo herë! Në qoftë se njeriu nuk mund ta praktikojë fenë në ndonjë vend, atëherë ikën në ndonjë vend tjetër, ku mund ta praktikojë fenë e tij me muslimanët e tjerë.

Nëse nuk ka mundësi që të bëj hixhret për tek vendet muslimane, le të shkojë në ato vende që ka mundësi ta praktikoj fenë e tij, qoftë edhe ai vend i mosbesimit (kufrit), sepse disa të këqija janë më të lehta se disa të tjera.

Sahabet (radijAllahu anhum) bën hixhret në Etiopi dhe ata ishin të krishterë, sepse atje kishin mundësi ta praktikonin fenë e tyre dhe kështu shpëtonin nga torturat e idhujtarëve!

Allahu i Lartësuar thotë:
فَاتَّقُوا اللَّهَ مَا اسْتَطَعْتُمْ
“Prandaj frikësojuni Allahut sa të mundeni…”

| Tegabun 16 |.

E, nëse ka ndonjë vend ku muslimanët janë pakicë, apo ka muslimanë me numër të madh, atëherë shkoni dhe qëndroni me ta; edhe nëse janë në vende të mosbesimit, nëse nuk ka mundësi të shkoni në vendet muslimane! Kështu që e pakëson sherrin me aq sa ka mundësi!

~ Shejh Salih elFeuzan, Allahu e ruajtë!

| Silsile Sher’h errRreseil f.119 |
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button