A i kompenson namazet ai që humb vetëdijen?

Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Kur të sëmurit i bie të fikët dhe e humb vetëdijen, atëherë nuk është obligim namaz për të. Pra, nëse ndodh që i sëmuri të mbetet pa vetëdije për një ditë, dy ditë, një muaj apo dy muaj, pastaj të zgjohet, ai nuk e ka obligim t’i kompensojë namazet.

Dhe nuk mund të krahasohet humbja e vetëdijes me gjumin, sepse ai që fle mund të zgjohet nëse zgjohet nga dikush, ndërsa ai që është pa vetëdije nuk mundet. Ai është në një gjendje mes çmendurisë dhe gjumit, dhe parimi bazë është se njeriu është i lirë nga obligimi derisa të ketë argument për të kundërtën.

Prandaj, ai që humb vetëdijen për shkak të sëmundjes ose ndonjë aksidenti, nuk i kompenson namazet, qofshin ato pak apo shumë.

Ndërsa, nëse humbja e vetëdijes i ka ndodhur për shkak të anestezisë që e ka marrë me zgjedhjen e tij, dhe nuk është kthyer në vetëdije pas anestezisë veçse pas dy apo tri ditësh, atëherë ai duhet t’i falë përsëri ato namaze, sepse kjo ka ndodhur me zgjedhjen e tij.”

(Sher’h el-Mumti‘ 2/18)

Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button