Sulmi i huthive ndaj Mekës
Ajo që bëjnë huthitë, duke i tmerruar njerëzit e sigurt në Haremin e Allahut, nuk është gjë tjetër veçse vazhdim i gjurmëve të Ebrehesë, gjyshit të tyre të parë. Ebreheja veproi kështu, dhe çdo popull ka trashëgimtarët e vet. Por, ajo që po bëjnë do të shkatërrohet, dhe veprat e tyre janë të kota. Të gjitha këto veprime janë armiqësi ndaj Islamit dhe armiqësi ndaj akides. Thonë: “Vdekje Amerikës dhe Izraelit!”, ndërsa sulmojnë Mekën. “I vraftë Allahu! Si po shmangen (nga e vërteta)!” (Teube, 30).
Cilës fe i përkasin? Në drejtim të cilës kible falen, kur i tmerrojnë njerëzit e sigurt?!
Mirëpo, Haremi i Allahut është i sigurt me urdhrin e Allahut dhe Ai është garantuesi i ruajtjes së tij.
“Prandaj le të adhurojnë Zotin e kësaj shtëpie (Qabes), i Cili i ushqen ata në ditë urie dhe i siguron në ditë frike.” (Kurejsh, 3–4) Siguria vjen pas teuhidit. Allahu thotë: “Sa për ata që besojnë dhe nuk e molepsin besimin e tyre me padrejtësi (idhujtari), pikërisht atyre u takon siguria dhe ata janë të udhëzuar.” (El-En’am, 82)
Sado që të kurdisin plane intrigantët dhe sado që të kundërshtojnë ata që i bëjnë armiqësi thirrjes së të dërguarve, ajo që bëjnë do të shkatërrohet dhe veprat e tyre do të jenë të kota. Sepse feja e Allahut do të triumfojë me urdhrin e Tij. “Gjithmonë do të vazhdojë të ekzistojë një grup nga umeti im, i cili do të jetë haptazi në të vërtetën. Nuk do t’i dëmtojnë ata as ata që i braktisin, e as ata që i kundërshtojnë.” (Hadith)
O rob i Allahut, ti duhet të kapesh fort pas litarit të Allahut dhe të mos ndihesh ngushtë nga intrigat që kurdisin.
“Vërtet, Allahu është me ata që e kanë frikë dhe që janë punëmirë.” (Nahl, 128).
Shejh Remzan elHexhirij, Allahu e ruajttë!
Përktheu: Besim Gjelaj
Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in