I vdekuri pyetet në varr, ndërsa ne nuk e shohim!

Neveviu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“E nëse thuhet: Ne e shohim të vdekurin në gjendjen e tij në varr. Atëherë, si mund të pyetet, të ulet dhe të goditet me çekiçë prej hekuri, ndërkohë që nuk shfaqet tek ai asnjë gjurmë e kësaj?

Përgjigjja është: Kjo nuk është e pamundur; përkundrazi, ka një analogji me diçka që ndodh zakonisht, e ajo është gjendja e të fjeturit. Ai përjeton kënaqësi dhe dhimbje, ndërsa ne nuk ndiejmë asgjë prej tyre. Po kështu, edhe njeriu që është zgjuar mund të përjetojë kënaqësi ose dhimbje nga ajo që dëgjon apo mendon, ndërkohë që shoku i tij që është pranë nuk vëren tek ai asgjë nga kjo.

Po kështu, Xhibrili vinte tek Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem dhe e njoftonte për shpalljen e çmuar, ndërsa të pranishmit nuk e perceptonin atë.

E gjithë kjo është e qartë dhe e dukshme.”

(Sher’h Sahihul-Muslim, 17/201)

Përktheu: Besim Gjelaj

Related Articles

Back to top button