Pluhuri nuk është kusht për tejemum

“Tejemumi me dhé nuk kërkon që të ketë pluhur, sipas mendimit më të saktë. Kjo për shkak se Allahu i Lartësuar thotë:

فَلَمۡ تَجِدُواْ مَآءٗ فَتَيَمَّمُواْ صَعِيدٗا طَيِّبٗا
“…dhe nuk gjeni ujë, atëherë merrni tejemum me dhé të pastër.”
(Nisa 43).

Ky është një tekst i përgjithshëm, që përfshin të gjitha rrethanat. Dihet se udhëtarët mund të gjenden në vende me rërë, ku nuk ka pluhur. Po ashtu, mund të ndodhen në kohë shiu dhe kur toka është e lagësht, kështu që nuk ka pluhur. Prandaj, mendimi i saktë është se pluhuri nuk është kusht për tejemum.”

Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë,
(Fetaua Nurun ala Dërb, 5/476)
Përktheu: Besim Gjelaj

Vizitoni faqen tonë: Indeksi IslamYouTube-inTelegramin dhe Facebook-in.

Shënim: Si bëhet tejemumi:

  1. Thuhet “Bismilah”.
  2. Bëhet nijeti për tejemum me zemër
  3. Preket me të dyja duart tokë e pastër.
  4. Fshihen fytyra dhe duart.
  5. Tejemumi bëhet në vend të abdesit ose guslit kur nuk mund të përdoret uji.
Back to top button