Lëvizja që e prish namazin
Pyetja:
Një person gjatë namazit të drekës (drekës) i bie një faculetë (mendil) nga xhepi ndërsa është në këmbë. Pastaj përkulet dhe e merr. A prishet namazi i tij për shkak të kësaj lëvizjeje?
Përgjigjja:
Po, namazi i tij prishet me këtë lëvizje. Sepse kur përkulet derisa arrin në gjendjen e rukusë, ai shton një ruku në namaz.
Por, nëse e ka bërë nga padituria, atëherë nuk ka gjynah ndaj tij, bazuar në kuptimin e përgjithshëm të fjalës së Allahut të Lartësuar: رَبَّنَا لا تُؤَاخِذْنَا إنْ نَسِينَا أَوْ أخْطَأنَا
“Zoti ynë, mos na ndëshko për atë që harrojmë ose veprojmë pa qëllim!” (Bekare 286).
Prandaj, nëse të bie një faculetë ose një çelës ndërsa je në këmbë duke u falur, lëre derisa të arrish tek ai gjatë sexhdes, ose merre me këmbë, nëse mund të qëndrosh në njërën këmbë: kape me këmbë dhe pastaj merre me dorë.
Ndërsa të përkulet njeriu për ta marrë nga toka me një përkulje që i ngjan më shumë rukusë sesa qëndrimit në këmbë, kjo nuk lejohet.
Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë!
(Lika’ esh-Shehri, nr. 37)
Përktheu: Besim Gjelaj