Heqja e papastërtive nga xhamia
Muhamed ibën Jusuf el-Ferberij, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Isha ulur me Ebi Abdil-Lah el-Buhariun në xhami, në Firber. Nga mjekra e tij hoqa një grimcë të vogël papastërtie, sa një kokërr misri, siç më kujtohet. Desha ta hidhja në xhami, por ai më tha:
‘Hidhe jashtë xhamisë.'”
(Sijer A’lam en-Nubela, 12/445).
Shejhul-Islami Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Xhamia duhet të ruhet edhe nga papastërtitë e imëta që bien në sy.”
(Mexhmu’ul-Fetawa, 22/202).
Përktheu: Besim Gjelaj