Kriteri i suksesit të thirrjes islame
Shejh Salih el-Feuzan, Allahu e ruajttë, thotë:
“Çdo thirrje që bazohet në metodologjinë (men’hexhin) e saktë, me lejen e Allahut, do të ketë sukses, edhe nëse pas një kohe.
Ja, shikojeni Shejhul-Islam (Ibën Tejmije), u torturua dhe vdiq në burg, por thirrja e tij më vonë pati sukses. Pse?
Sepse ajo ishte një thirrje e pastër, e bazuar në Librin e Allahut dhe Sunetin e të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem, siç thotë Allahu i Lartësuar: فَأَمَّا الزَّبَدُ فَيَذْهَبُ جُفَاءً وَأَمَّا مَا يَنْفَعُ النَّاسَ فَيَمْكُثُ فِي الأَرْضِ
“Sa i përket shkumës, ajo zhduket si e pavlerë, ndërsa ajo që u sjell dobi njerëzve mbetet në tokë.” (Rra’d: 17).
Ndërsa thirrësit e devijimit, edhe nëse rreth tyre mblidhen qindra mijëra njerëz, janë si mbeturinat që i bart rrjedha e ujit.
Thirrja e saktë mbetet dhe e mira e saj vazhdon brez pas brezi. Ndërsa thirrja e pasaktë, ose ajo me qëllime të këqija, edhe nëse njerëzit mblidhen rreth saj për një kohë, nuk ka bereqet, nuk ka mirësi dhe nuk lë ndikim të dobishëm tek njerëzit.”
(I‘anetul-Mustefid bi Sher’h Kitabut-Teuhid, 1/119)
Përktheu: Besim Gjelaj