Qëndrimi i ehlu-sunetit ndaj gabimeve të sundimtarëve
Shejh Rebi’ el-Med’hali, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Pasha Allahun, ne distancohemi nga gabimet e sundimtarëve dhe të të tjerëve. Ne e duam atë që zbaton sheriatin e Allahut dhe e urrejmë shumë kundërshtimin e këtij sheriati. Nuk përkrahim kurrë asnjë shkelje apo të pavërtetë.
I Dërguari fisnik salAllahu alejhi ue selem ka thënë – siç transmetohet në hadithin e Ummu Selemes radijAllahu anha:
‘Do të ketë prijës, tek të cilët do të shihni gjëra që i njihni (si të mira) dhe gjëra që i urreni. Ai që e njeh (të keqen dhe nuk pajtohet me të) është i pafajshëm, dhe ai që e kundërshton është i shpëtuar. Por fajtor është ai që pajtohet me të dhe e ndjek atë.’
Ata thanë:
‘A të mos i luftojmë ata?’
Ai salAllahu alejhi ue selem tha:
‘Jo, përderisa falen.’ (Muslimi, Nr. 1854)
Prandaj ne i kundërshtojmë të këqijat, nëse do Allahu, aq sa kemi mundësi: me zemrat tona, me gjuhët tona dhe me shkrimet tona, brenda kufijve të mundësive tona. E nëse nuk kemi mundësi ta kundërshtojmë diçka, e kundërshtojmë me zemër dhe kurrë nuk pajtohemi me të. Sepse i qortuar është ai që pajtohet me të dhe e pason atë.”
(edhDheriatu 1/98-99)
Përktheu: Besim Gjelaj