Ibnul-Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Nëse thuhet: Përse dita e Ashurasë i shlyen mëkatet e një viti, ndërsa dita e Arafatit i shlyen mëkatet e dy viteve?
Thuhet: Për këtë ka dy arsye:
E para: Sepse dita e Arafatit është në një muaj të shenjtë, para saj është një muaj i shenjtë dhe pas saj është një muaj i shenjtë, ndryshe nga Ashuraja.
E dyta: Sepse agjërimi i ditës së Arafatit është prej veçorive të sheriatit tonë, ndryshe nga Ashuraja; prandaj iu shtua shpërblimi me bereqetin e të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem.”
(Bedeiul-Feuaid 4/211)
Përktheu: Besim Gjelaj