Shejh Hammad el-Ensari, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Një herë u takova me shejh Hamed Fekijin, Allahu e mëshiroftë, dhe i thashë:
Në Egjipt janë të rrallë selefijtë, ndërsa ti je selefij. Prej nga të erdhi selefizmi?
Ai më tha:
Kisha diplomuar në Universitetin e Kajros, ose në Ez’her. Gjatë kthimit tim për në fshatin tim, duke mbajtur me vete diplomën e universitetit, kalova pranë një ferme dhe pashë një burrë të moshuar të ulur.
E përshëndeta me selam, ndërsa ai më tha: Çfarë është kjo që ke në dorë?
I thashë: Diploma e diplomimit.
Pranë tij ndodhej libri Kitabut-Teuhid, bashkë me shpjegimin e tij Fet’hul-Mexhid.
Ai u ngrit dhe shkoi për të kryer një nevojë, por u vonua shumë. Unë e mora librin dhe fillova ta lexoja.
Kur ai u kthye, e pyeta për këtë libër dhe i tregova se më kishte pëlqyer. Atëherë ai filloi të ma shpjegonte akiden e selefëve dhe më tha:
“O biri im! Kapu pas përhapjes së Teuhidit dhe akides së selefëve, sepse ti nuk i ke mësuar ato në universitetin prej të cilit ke diplomuar.”
Që nga ajo kohë fillova të thërras drejt akides së selefëve. Ndërsa ky i moshuar ishte një bujk në atë fermë.”
(El-Mexhmu‘ min Terxhemeti Hammad el-Ensari, 2/619)
Përktheu: Besim Gjelaj