Nëse dëgjon një zë që të thërret dhe je i sigurt se e ke dëgjuar, jo thjesht iluzion, atëherë thirre ezanin!

Nga Suhejli transmetohet se ka thënë:

“Babai im më dërgoi te fisi Benu Harithe. Me mua ishte shërbëtori ynë ose një shok i yni. Një thirrës e thirri atë me emër nga një mur kopshti. Ai që ishte me mua u ngjit dhe shikoi mbi mur, por nuk pa asgjë.

Ia përmenda këtë babait tim, e ai tha:

‘Po ta dija se do të përballeshe me këtë gjë, nuk do të të kisha dërguar. Mirëpo, kur të dëgjosh ndonjë zë, atëherë thirre ezanin për namaz, sepse e kam dëgjuar Ebu Hurejren radijAllahu anhu duke transmetuar nga i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem se ka thënë:

“Kur thirret ezani për namaz, shejtani largohet duke lëshuar erë (gazra).””

(Muslimi, nr. 389)

Umeri, radijAllahu anhu, ka thënë:

“Nuk ka asgjë që mund ta ndryshojë krijimin e Allahut prej asaj që Ai ka krijuar; mirëpo ata (xhinët) kanë magjistarë, sikurse edhe ju (nga mesi i njerëzve) keni magjistarë. Prandaj, nëse shihni diçka të tillë, thirreni ezanin.”

(Musannef, nr. 29742)

Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button