Shejh Muhamed Aman el-Xhami, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Ne kemi frikë që të ripërtërihet xhuhejmanizmi, sepse xhuhejmanizmi filloi pikërisht kështu: nga të rinj që kaluan në ekstremizëm, u larguan nga dijetarët dhe i sulmuan ata. Ata morën librat dhe skriptat, pastaj dolën në shkretëtira, duke dashur të mësonin fenë atje përmes librave të tyre. Pastaj çështja e tyre përfundoi ashtu siç e dini.
Ajo që kemi frikë te disa prej të rinjve tanë është se ky kuptim ka filluar të shfaqet tek ata: kanë filluar të sulmojnë duke thënë: ‘Filani prej dijetarëve është i paditur…’ Për çdo dijetar gjejnë mangësi dhe akuza, që t’i largojnë njerëzit prej tyre.
Kjo është një nxitje djallëzore, jo diçka e thjeshtë. Me këtë metodë ata duan t’i nxjerrin të rinjtë nga duart e dijetarëve, e pastaj shejtani t’i marrë nën kontroll.”
(Ligjerata: El-Uaxhibat el-Mutehattimet, kaseta 3)
Përktheu: Besim Gjelaj