Mos e prish namazin tënd!

Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

“Kjo është një gjë që ta thyen shpinën – ,e kjo është mosqetësia në ruku dhe në sexhde – deri në atë masë sa duket sikur është duke u ndjekur; sikur e ka kapur një zjarr, sikur po e merr me vete një rrjedhë uji, apo një armik që e ndjek. Nuk qetësohet në rukunë e tij, as në sexhden e tij, as në qëndrimin pas rukusë, e as në uljen mes dy sexhdeve. Është sikur është duke u ndjekur nga diçka, pse o vëlla?

A nuk po i drejtohesh Allahut të Plotfuqishëm në namazin tënd?

A nuk je para Allahut?

Pse po ikën prej Allahut?

Ti nuk ke ardhur në namaz përveçse për t’u afruar tek Allahu, atëherë si mund të ikësh prej Tij ndërkohë që dëshiron t’i afrohesh Atij?

Vërtet, dy rekate të pranuara tek Allahu janë më të mira se një mijë rekate të këtij lloji (pa qetësi).”

(Lika esh-Shehri, Nr. 33, pyetja Nr. 8)

Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button