Jepi secilit të drejtën e vet!
Është transmetuar nga Ebu Xhuhejfe, kurse ky nga nga babai i tij radijAllahu anhuma se ka thënë:
Pastaj Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem bëri vëllazërim ndërmjet Ebu Derdas dhe Selman el-Farisiut, radijAllahu anhuma.
Selman el-Farisiu e vizitoi Ebu Derdan dhe e pa gruan e tij të veshur thjesht (pa kujdes ndaj vetes), dhe i tha:
“Çfarë ke?”
Ajo tha:
“Vëllai yt, Ebu Derda, nuk ka nevojë për dunjanë.”
Kur erdhi Ebu Derda, i përgatiti ushqim dhe i tha:
“Haje, sepse unë jam agjërueshëm.”
Ai i tha:
“Nuk ha derisa të hash edhe ti.”
Ai hëngri.
Kur ra nata, Ebu Derda u ngrit për namaz, por Selman el-Farisiu i tha:
“Fli.”
Ai fjeti.
Pastaj përsëri u ngrit, dhe ai i tha:
“Fli.”
Kur erdhi fundi i natës, Selman el-Farisiu i tha:
“Tani ngrihu.”
Atëherë ata u falën së bashku.
Pastaj Selman el-Farisiu i tha:
“Me të vërtetë, ti ke detyrim ndaj Zotit tënd, ndaj vetes tënde dhe ndaj familjes tënde, prandaj jepi secilit të drejtën e vet.”
Pastaj Ebu Derda shkoi te Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem dhe ia tregoi këtë.
Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem tha: “Salmani ka thënë të vërtetën.”
(Buhariu 5788)
Përktheu: Besim Gjelaj