Pas teshehudit të fundit, mos jep selam menjëherë; ka një lutje që na e ka porositur Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ta themi mes teshehudit të fundit dhe para selamit.
Nga Ebu Hurejre radijAllahu anhu transmetohet se ka thënë: Ka thënë i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem:
“Kur ndonjëri prej jush bën teshehudin, le të kërkojë mbrojtje tek Allahu nga katër gjëra, duke thënë:
O Allahu im, unë kërkoj mbrojtje Tënde nga dënimi i Xhehenemit, dhe nga dënimi i varrit, dhe nga sprovat e jetës dhe të vdekjes, dhe nga e keqja e sprovës së Dexhallit.”
(Muslim).
Shejh Ibën Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Në lidhje me kërkimin e mbrojtjes nga këto katër (gjëra), ka dy mendime:
Mendimi i parë: se është obligim (vaxhib), dhe kjo është një transmetim nga Imam Ahmedi, për shkak se:
1.Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem e ka urdhëruar këtë,
2.dhe për shkak të rrezikut të tyre të madh dhe peshës së tyre të rëndë.
Mendimi i dytë: se është sunet, dhe këtë e mbështet shumica (xhumhuri) e dijetarëve.
Dhe nuk ka dyshim se nuk duhet lënë pas dore; sepse nëse lihet, njeriu rrezikon nga dy gjëra:
1.mëkatin,
2.që namazi i tij të mos jetë i saktë.
Për këtë arsye, disa nga selefët urdhëronin që ai që nuk kërkonte mbrojtje nga këto (katër gjëra), ta përsëriste namazin.”
(Sher’hul-Mumti’, 3/199–200)
Përktheu: Besim Gjelaj
اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ مِنْ عَذَابِ جَهَنَّمَ وَمِنْ عَذَابِ الْقَبْرِ وَمِنْ فِتْنَةِ الْمَحْيَا وَالْمَمَاتِ وَمِنْ شَرِّ فِتْنَةِ الْمَسِيحِ الدَّجَّالِ
(Allahumme inni eudhu bike min adhebi xhehenneme, ue min adhebil-kabri, ue min fitnetil-mahje uel-memeti, ue min sherri fitnetil-mesihid-dexhxheli).