Dobia e syfyrit!
Shejh Ahmed enNexhmi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Prej dobive të syfyrit është zgjimi në kohën e pranimit të lutjeve, kur Zoti ynë zbret në qiellin e dynjasë dhe thotë:
‘A ka ndonjë që kërkon që t’i jap?
A ka ndonjë që kërkon falje që ta fal?’
Po ashtu prej dobive të tij është edhe lutja e melaikeve për ata që hanë syfyr, të cilët veprojnë me këtë sunet.”
(Te’sisul-Ahkem 3/217)
Përktheu: Besim Gjelaj

