A lejohet që dikush t’i flasë një personi që është duke u falur?

A lejohet që dikush t’i flasë një personi që është duke u falur?

Pyetja:

A lejohet që dikush t’i flasë një personi që është duke u falur, p.sh. për ta këshilluar të bëjë diçka ose të mos bëjë diçka?

Përgjigjja:

Nuk ka pengesë në këtë, nëse lind nevoja për një gjë të tillë. Si p.sh. t’i thotë: “Ki frikë Allahun, mos nxito në namazin tënd, falu me qetësi”, ose t’i thotë:

“Kur të falesh, mos dil, sepse do të vijë filani e filani”, apo gjëra të ngjashme nga nevojat e rastit.

Nuk ka problem që t’i flasë ndërsa ai është duke u falur.

Shejh Ibën Bazi, Allahu e mëshiroftë!
(Nurun ala Dërb, Nr. 362)
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button