A fitohet shpërblim nga dëgjimi i Kur’an-it?

A fitohet shpërblim nga dëgjimi i Kur’an-it?

Pyetja:

A fitohet shpërblim nga dëgjimi i hutbeve, ligjëratave, seminareve dhe mexhliseve të dhikrit përmes radios, ashtu siç ka thënë i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem:
“Nuk mblidhet një grup njerëzish në një shtëpi prej shtëpive të Allahut, duke lexuar Librin e Allahut dhe duke e studiuar atë mes vete…” deri në fund të hadithit, dhe kjo veçanërisht për gratë (a ka dobi për to)?

Përgjigja:

Pa dyshim se njeriu shpërblehet për dëgjimin e Kur’an-it nga regjistrimi ose nga radioja; po ashtu shpërblehet edhe për dëgjimin e këshillave, ligjëratave dhe seminareve të dobishme nga radioja ose nga regjistrimi.

Madje unë them:

Prej mirësive të Allahut të Plotfuqishëm ndaj robërve të Tij është ekzistenca e këtyre pajisjeve ruajtëse, të cilat ruajnë fjalët e njerëzve dhe i përcjellin ato te i afërti dhe i largëti; kjo është prej mirësive të Allahut të Plotfuqishëm. Mirëpo, që kjo të jetë e barabartë me shpërblimin e atyre që janë të pranishëm dhe që e studiojnë Kur’an-in mes vete, jo.

Prandaj, sikur të vendosnim një regjistrim te altoparlanti që ta thirrë ezanin në vend të njeriut që thërret ezanin, kjo nuk do të vlente; sepse ajo do të ishte vetëm përcjellje e ezanit, e jo ezan i vërtetë.

Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë!
(Lika eshShehrij, B-63)
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button