Urtësia e agjërimit të muajit Sha’ban
Urtësia e agjërimit të muajit Sha’ban
Ibën Rexhebi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Agjërimi i tij është si një përgatitje dhe stërvitje për agjërimin e Ramazanit, në mënyrë që njeriu të mos hyjë në agjërimin e Ramazanit me vështirësi dhe mundim. Përkundrazi, ai tashmë është ushtruar me agjërimin, është mësuar me të dhe, duke agjëruar muajin Sha‘ban para tij, ka shijuar ëmbëlsinë dhe kënaqësinë e agjërimit. Kështu, ai hyn në agjërimin e Ramazanit me forcë dhe gjallëri.
Meqë Sha‘bani është si një hyrje paraprake për Ramazanin, në të janë ligjësuar disa adhurime që praktikohet edhe në Ramazan, si agjërimi dhe leximi i Kur’an-it, në mënyrë që të arrihet përgatitja për pritjen e Ramazanit dhe që shpirtrat të ushtrohen e të stërviten në bindjen ndaj të Gjithëmëshirshmit (Allahut).
(Letaiful-Me‘arif f. 138)
Përktheu: Besim Gjelaj