“Nata e madhe”
“Nata e madhe”
Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Nuk është vërtetuar nga ana historike se nata e njëzet e shtatë e muajit Rexheb është nata e Israsë dhe Miraxhit (nata e madhe).
Çdo gjë që nuk është vërtetuar, është e pavlefshme; dhe ajo që ndërtohet mbi të pavlefshmen, është gjithashtu e pavlefshme.
Edhe sikur të supozojmë se kjo do të ishte vërtetuar, prapëseprapë nuk lejohet që në të të shpiket diçka nga shenjat e festave apo adhurimeve, sepse kjo nuk është vërtetuar nga Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem.
E nëse nuk është vërtetuar nga ai me të cilin ndodhi ngritja (në qiell), dhe as nga shokët e tij, të cilët ishin njerëzit më të afërt me të dhe më të kujdesshëm për sunetin e tij dhe për pasimin e sheriatit të tij, atëherë si lejohet që ne të shpikim diçka që nuk ka qenë në kohën e Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem dhe të shokëve të tij?”
(Nurun ala Derb 1/582)
Përktheu: Besim Gjelaj