Namazi në drejtim tjetër nga kibla
Namazi në drejtim tjetër nga kibla
Pyetja:
Cili është gjykimi i namazit nëse, pas përpjekjes (ixhtihadit), rezulton se është falur në drejtim tjetër nga kibla?
Përgjigja:
Nëse njeriu bën përpjekje (ixhtihad) aty ku lejohet ixhtihadi, jep gjithë mundin e tij për ta gjetur drejtimin e saktë dhe megjithatë nuk ia qëllon, atëherë namazi i tij është i vlefshëm, edhe nëse ka qenë në drejtim tjetër nga kibla.
Por, nëse kjo ndodh në një vend ku nuk ka vend për ixhtihad, si p.sh. kur është në qytet dhe gabon, atëherë duhet ta përsërisë namazin; sepse ka bërë ixhtihad në një vend që nuk është vend për ixhtihad.
Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë!
(Nurun ala Derb 4/289)
Përktheu: Besim Gjelaj