Parimi i parë i shëndoshë i vullnetit është sinqeriteti për Allahun

“Alij ibën Sehl ibnul-Ez’her, Allahu e mëshiroftë, ka thënë një fjalë te e cila u ndala gjatë kur më arriti ky mesazh; e meditova thellë dhe ajo la tek unë shumë gjurmë. Madje, kjo fjalë është e denjë të trajtohet në një ligjëratë më vete. Ai tha:
“Ai që nuk i ka të shëndosha parimet e vullnetit të tij, nuk do të shpëtojë nga pasojat e fundit të veprave të tij.”
Gjëja e parë që përfshihet në këtë thënie – dhe Alij ibën Sehl është prej njerëzve të urtë – është sinqeriteti ndaj Allahut të Lartësuar. Parimi i parë i shëndoshë i vullnetit është sinqeriteti për Allahun.
Sinqeriteti do të thotë që njeriu t’i pastrojë veprat e tij nga çdo synim i kësaj bote; që të veprojë vetëm për Allahun e Madhëruar dhe ta ketë qëllimin e tij vetëm Fytyrën e Allahut të Madhërishëm dhe të Lartësuar.
Siç ka thënë Ibnul-Kajjimi, Allahu e mëshiroftë: “Pra, për Një, bëhu një, në një.”
Domethënë:
“Për Një”: Është Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar.
“Bëhu një”: Bëhu një në vullnetin dhe qëllimin tënd,
“Në një”: Dhe ec në një rrugë të vetme.
Sepse Allahu është Një, dhe kërkohet patjetër një synim dhe një vullnet i vetëm; e ky është sinqeriteti në një rrugë të vetme, siç thotë Allahu i Lartësuar: قُلْ هَذِهِ سَبِيلِي أَدْعُو إِلَى اللَّهِ عَلَى بَصِيرَةٍ
“Thuaj: Kjo është rruga ime; e që unë thërras te Allahut me argumente të qarta…” (Jusuf 108).”
Shejh Salih Alu Shejh, Allahu e ruajttë!
(Shkëputur nga ligjërata me titullin: ‘Min meini akualis-selefi’)
Përktheu: Besim Gjelaj