Nuk ka asnjë vepër, sado e vogël qoftë, veçse për të hapen dy regjistra: Pse dhe si?

Nuk ka asnjë vepër, sado e vogël qoftë, veçse për të hapen dy regjistra: Pse dhe si?

Ibnul-Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

Disa nga selefët kanë thënë:

Nuk ka asnjë vepër, sado e vogël qoftë, veçse për të hapen dy regjistra: Pse dhe si?

Domethënë: Pse e bëre dhe si e bëre.

I pari është pyetje për shkakun, motivin dhe shtysën e veprës:

A ishte ajo për ndonjë përfitim të menjëhershëm personal, për interesa të kësaj bote, si dashuria për lavdërimin e njerëzve ose frika nga qortimi i tyre, për të fituar ndonjë dobi të shpejtë apo për të larguar ndonjë dëm të përkohshëm?

Apo shtysa e saj ishte përmbushja e së drejtës së adhurimit, kërkimi i afrimit dhe dashurisë së Allahut, dhe synimi i afërsisë me Të?

Thelbi i kësaj pyetjeje është:

A ishte e drejtë që këtë vepër ta bëje për Zotin tënd?
Apo e bëre për interesin dhe epshin tënd?

I dyti është pyetje për pasimin e të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem në atë adhurim:

A ishte kjo vepër prej atyre që Allahu ta ka ligjëruar përmes të Dërguarit të Tij, apo ishte një vepër që nuk e ka ligjëruar dhe me të cilën nuk është i kënaqur?

Pra, pyetja e parë ka të bëjë me sinqeritetin, ndërsa pyetja e dytë me pasimin (e Pejgamberit salAllahu alejhi ue selem); sepse Allahu i Lartësuar nuk e pranon asnjë vepër veçse kur bashkohen këto të dyja.

Shpëtimi nga pyetja e parë arrihet me pastrimin e plotë të sinqeritetit.

Shpëtimi nga pyetja e dytë arrihet me realizimin e vërtetë të pasimit dhe me ruajtjen e zemrës nga çdo dëshirë që e cenon sinqeritetin dhe nga çdo pasion që bie ndesh me pasimin.

Kjo është domethënia e zemrës së shëndoshë, së cilës i është garantuar shpëtimi dhe lumturia.

(Igathetul-Lehefan f. 42-43)
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button