Pozita e sahabëve në ruajtjen dhe përcjelljen e fesë
Pozita e sahabëve në ruajtjen dhe përcjelljen e Fesë
Shejh Salih el-Feuzan, Allahu e ruajttë, thotë:
“Prej nga na erdhi ky Kur’an, këto hadithe dhe ky fikh (jurisprudencë islame)?
Veçse nga ata që i bartën (domethënë sahabët) dhe i morën drejtpërdrejt nga i Dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem.
Ata janë që na e përcollën fenë, e transmetuan atë plotësisht; secili sipas dhuntisë që i dha Allahu dhe sipas mundësisë së tij.
Ata nuk lanë asgjë nga feja e Allahut pa e përcjellë ashtu siç e morën nga i Dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem.
Ata janë njerëz të besueshëm, sepse Allahu i zgjodhi për shoqërimin e Pejgamberit të Tij, për bartjen e dijes prej tij dhe për transmetimin e saj. Allahu i zgjodhi për këtë detyrë.
Pastaj vjen dikush dhe i akuzon për mangësi?!
Ose i akuzon se kanë lënë gjëra mangët?!
Këtë nuk e thotë veçse një i humbur dhe devijues, i cili dëshiron t’ia këpusë umetit lidhjen me sahabët e të Dërguarit të Allahut, salAllahu alejhi ue selem, dhe kështu t’ia këpusë lidhjen edhe me vetë të Dërguarin e Allahut, salAllahu alejhi ue selem.
Ne nuk kemi qenë të pranishëm në mexhliset e të Dërguarit, salAllahu alejhi ue selem, as nuk i kemi dëgjuar fjalët e tij drejtpërdrejt; ndërmjet nesh dhe tij janë shekuj.
Sahabët e nderuar, radijAllahu anhum, janë ata që na e përcollën fenë nga i Dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem.
Prandaj, pozita e sahabëve në fe është një pozitë madhështore, dhe ata nuk akuzohen se kanë fshehur diçka apo se kanë heshtur për diçka pa e sqaruar.”
(Sher’hus-Suneh, Lil-Berbehari, f. 48)
Përktheu: Besim Gjelaj