Kushtet e shikimit të lejuar për martesë

Kushtet e shikimit të lejuar për martesë

Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

Kushtet për lejimin e shikimit të gruas janë gjashtë:

1. Të jetë pa vetmi (pa khaluetu).

2. Të jetë pa epsh; sepse nëse shikimi bëhet me epsh, atëherë është i ndaluar. Qëllimi i shikimit është njohja dhe informimi, jo kënaqësia.

3. Të ketë gjasa të mëdha se do të pranohet (kërkesa për martesë).

4. Të shikojë vetëm atë që zakonisht shfaqet.

5. Të jetë i vendosur për fejesë, domethënë shikimi të jetë rezultat i vendimit për t’u paraqitur tek familja e saj për fejesë. Ndërsa nëse dëshiron vetëm të shëtisë mes grave (për t’i parë), kjo nuk lejohet.

6. Dhe ky kusht i drejtohet gruas, të mos dalë e zbukuruar në mënyrë të tepruar, as e parfumuar, as mos t’i ketë të lyer sytë (me grim), apo me gjëra të ngjashme zbukurimi.

Sepse qëllimi nuk është që burri të nxitet për marrëdhënie intime, pasi kjo bëhet nga gruaja për burrin e saj. Gjithashtu, në këtë ka fitne, dhe parimisht kjo është e ndaluar (haram), sepse ajo është e huaj për të. Pastaj, në paraqitjen e saj në këtë mënyrë ka edhe dëm për vetë gruan, sepse nëse martohet me të dhe ai e gjen ndryshe nga bukuria që kishte parë më parë, mund të largohet prej saj dhe t’i ndryshojë mendimi ndaj saj.

(Esh-Sherhul-Mumti‘ ala Zadil-Mustakni‘ 12/22)
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button