O njerëz!

Umer ibnul-Hattabi, radijAllahu anhu, ka thënë: “O njerëz! Mos u mashtroni nga njeriu për shkak të fjalëve të tij të bukura, por shikoni atë që e përmbush amanetin dhe ruhet nga cenimi i nderit të njerëzve, ai është burrë i vërtetë.” (ezZuhd li Ibnul-Mubarek 295)

Shejh AbduRrezak elBedër, Allahu e ruajttë duke e komentuar këtë thotë:

“D.m.th.: Mos u mashtro nga mënyra si një njeri e zbukuron fjalimin e tij dhe si e stolis të folurën e vet, sepse burrëria e vërtetë qëndron në përmbushjen e amanetit dhe mosneglizhimin e tij, si dhe në përmbajtjen nga cenimi i nderit të njerëzve dhe të mos i prekë njerëzit në nderin e tyre.”

Përktheu: Besim Gjelaj

Vizitoni faqen tonë: Indeksi Islam, YouTube-in, Telegramin dhe Facebook-in.

Related Articles

Back to top button