Kujdes nga sherri i gjuhës!

Kujdes nga sherri i gjuhës!

Shejh Salih elFeuzan, Allahu e ruajttë, thotë:

“Mjerisht, shumica e njerëzve sot nuk kanë tjetër preokupim; përveç thashethemeve, përgojimit (gibetit), bartjes së fjalëve (nemimes), lëndimit të njerëzve (duke i bërë xher’h), shpalljes së tyre mëkatarë, bidatçi apo mosbesimtarë (kafira) pa të drejtë.

Nuk kanë asnjë punë tjetër përveç kësaj.

I veçoj me këtë nxënësit e dijes; prej tyre ka që e kanë lënë kërkimin e dijes dhe është bërë preokupimi i tyre:

“Çfarë thua për filanin?”

“A të pëlqen fjala e tij?”

“Ju jeni ndjekës të filanit, kurse ne jemi ndjekës të filanit.”

Kjo nuk i takon një muslimani, e aq më pak një nxënësi të dijes.

Përkundrazi, ai duhet ta ketë parasysh se Allahu e she, të jetë i ndërgjegjshëm për veprimet e tij me dijen që ka, ta ruajë gjuhën e tij dhe të mos hyjë në debate të panevojshme të njerëzve.

Nëse dëgjon fjalën e ndonjë injoranti, ai i largohet asaj dhe nuk i kushton vëmendje.

Nëse ju doni shpëtimin për veten tuaj, atëherë merruni me dije, ruani gjuhët tuaja, se koha është kohë sprovash (fitnesh), sidomos pasi janë shtuar dyshimet dhe devijimet.

Madje sprovat mund të vijnë në emër të fesë, të dijes dhe të dijetarëve.

Kini kujdes nga kjo!

Merruni me kërkim të dijes dhe afrimin tek bindja ndaj Allahut, dhe ruajuni prej atyre që peshkojnë në ujë të turbullt; sepse ata nxjerrin prej jush fjalë, pastaj i përhapin te njerëzit, dhe fjala merret në një kuptim tjetër nga ai që ke synuar. Pastaj ia mveshin atij që ka folur gjëra që ai nuk i ka thënë.

Sidomos sot ka pajisje regjistrimi që regjistrojnë fjalën tënde pa e ditur ti, sepse ai që është me ty e fsheh atë me qëllim që të të fusë në grackë.”

(Sher’h Kitabul-Kebair 125-126)
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button