Gjykimi i shqiptimit të shehadetit brenda toaletit

Gjykimi i shqiptimit të shehadetit brenda toaletit

Pyetja:

Cili është gjykimi i shqiptimit të shahadetit gjatë abdesit brenda toaletit?

Përgjigja:

Sunneti është që, pasi të përfundojë abdesi, të shqiptojë shahadetin jashtë toaletit, sepse nuk ka nevojë që të thuhet brenda tij. Pra, pasi të përfundojë, del dhe thotë:

“Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, i Cili është i Vetëm, i pa shok. Dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguari i Tij. O Allah, më bëj nga penduesit dhe nga të pastërtit.”

أَشْهَدُ أَنْ لَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ وَحْدَهُ لَا شَرِيكَ لَهُ، وَأَشْهَدُ أَنَّ مُحَمَّدًا عَبْدُهُ وَرَسُولُهُ، اللَّهُمَّ اجْعَلْنِي مِنَ التَّوَّابِينَ، وَاجْعَلْنِي مِنَ المُتَطَهِّرِينَ

Kjo është e urryer (mekruh) që të thuhet brenda toaletit.
Kurse, kur fillon të marr abdesi, mund të thotë Bismil-lah, edhe nëse është brenda toaletit, pastaj kryen abdesin, sepse është e nevojshme të thuhet bismil-lahi, madje një pjesë e dijetarëve e ka obliguar, prandaj nuk duhet të lihet. Mekruhi bie kur shfaqet nevojshmëria.

Sa i përket shahadetit, nuk ka nevojë ta thotë brenda toaletit; del jashtë dhe e thotë pas abdesit. Falënderimi i takon Allahut.

Shejh Ibën Uthejmini, Allahu e mëshiroftë!
(Nurun ala Dërb 5/122)
Përktheu: Besim Gjelaj

Artikuj të lidhur

Back to top button