Zoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira edhe në botën tjetër, dhe na ruaj prej dënimit me zjarr!
Ibën Kethiri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar ka lavdëruar ata që i luten Atij për çështjet e dynjas dhe ahiretit, kur tha: وَمِنْهُم مَّن يَقُولُ رَبَّنَا آتِنَا فِي الدُّنْيَا حَسَنَةً وَفِي الآخِرَةِ حَسَنَةً وَقِنَا عَذَابَ النَّارِ
‘E, ka prej tyre asish që thotë: “Zoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira edhe në botën tjetër, dhe na ruaj prej dënimit me zjarr!’ (Bekare 201).
Kjo lutje i përmbledh të gjitha të mirat e kësaj bote dhe i largon të gjitha të këqijat.
E mira në dynja: përfshin çdo gjë që njeriu dëshiron nga kjo botë: shëndet, banesë të gjerë, bashkëshorte të mirë, rizk të bollshëm, dituri të dobishme, vepra të mira, mjet të rehatshëm, përmendje të mirë dhe gjithçka tjetër që kanë përmendur komentuesit e Kur’anit, pa kundërshtim mes tyre, sepse të gjitha këto hyjnë në kuptimin e “të mirës në dynja”.
Ndërsa e mira në ahiret: ngritja në shkallë më të larta, hyrja në xhenet dhe gjithçka që lidhet me të: siguria nga frika e madhe në Ditën e Gjykimit, lehtësimi i llogarisë dhe të gjitha çështjet e mira të botës tjetër.
Sa i përket shpëtimit nga zjarri: ai nënkupton lehtësimin e shkaqeve për ta arritur këtë në dynja, përmes largimit nga të ndaluarat dhe mëkatet, duke shmangur gjërat e dyshimta dhe të ndaluarat.”
(Tefsir elKur’anil-Adhim 1/558)
Përktheu: Besim Gjelaj