Ruaju nga gënjeshtra!
Ruaju nga gënjeshtra!
Ibnul-Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
“Ruaju nga gënjeshtra, sepse ajo ta prish mënyrën e të perceptuarit të gjërave ashtu siç janë në të vërtetë, dhe ta prish aftësinë për t’i përfytyruar e mësuar ato të tjerëve.
Gënjeshtari paraqet atë që nuk ekziston si ekzistues, dhe atë që ekziston si të paqenë; të vërtetën si të pavërtetë, dhe të pavërtetën si të vërtetë; të mirën si të keqe dhe të keqen si të mirë. Kështu, i prishet perceptimi dhe dija.
Shpirti i gënjeshtarit largohet nga realiteti dhe shkon drejt gënjeshtrës e boshllëkut.
E kur prishet tek njeriu fuqia e perceptimit dhe e dijes, që janë themeli i çdo vepre të ndërgjegjshme, atëherë prishen edhe vetë veprat e tij; dhe ndikimi i gënjeshtrës përhapet në to.
Si pasojë, veprat e tij bëhen si fjalët e gjuhës së gënjeshtarit, nuk ka dobi as nga gjuha e tij, as nga veprat e tij.”
(Feuaid f.181)
Përktheu: Besim Gjelaj