Në lidhje me çka po diskutojnë melajket?
Në lidhje me çka po diskutojnë melajket?
Transmetohet nga Ebu Ubejde ibnul-Xherrah, radijAllahu anhu, se i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem, ka thënë
“E pashë Zotin tim në formën më të bukur.
Ai më tha: ‘Në lidhje me çka po diskutojnë melajket?’
Unë thashë: ‘Nuk e di.’
Atëherë Ai vendosi dorën e Tij midis shpatullave të mia, derisa ndjeva freskinë e majave të gishtave të Tij.
Pastaj më tha: ‘Në lidhje me çka po diskutojnë melajket?’
Thashë: ‘Në lidhje me veprat që shlyejnë mëkatet dhe ato që ngritin shkallët.’
Ai tha: ‘E cilat janë veprat që shlyejnë mëkatet?’
Thashë: ‘Marrja e abdesit në ditë të ftohta, ecja në këmbë drejt xhamisë për në namaz, dhe pritja e namazit pas namazit (duke qëndruar në xhami).’
Ai tha: ‘E cilat janë shkallët?’
Thashë: ‘Tu japish ushqimi të tjerëve, përhapja e selamit, dhe falja e namazit natën kur njerëzit flenë.’
Pastaj tha: ‘Thuaj.’
Thashë: ‘Çfarë të them?’
Tha: ‘Thuaj:
O Allah im! Ma mundëso të bëj vepra të mira, t’i braktisi të këqijat, dhe kur Ti dëshiron një sprovë (fitne) për një popull dhe unë jam në mesin e tyre, më merr tek Ti pa rënë në sprovë.’”
(Silsile es-Sahihah e shejh Albanit, hadithi nr. 3169)
Përktheu: Besim Gjelaj
اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ عَمَلًا بِالْحَسَنَاتِ، وَتَرْكًا لِلْمُنْكَرَاتِ، وَإِذَا أَرَدْتَ فِي قَوْمٍ فِتْنَةً، وَأَنَا فِيهِمْ، فَاقْبِضْنِي إِلَيْكَ غَيْرَ مَفْتُونٍ.
(Allahumme inni es’eluke amelen bil-hasenati, ue terken lil-munkerati, ue idhe ered’te fi kaumin fitneten, ue ene fihim, fek’bid’ni ilejke gajre meftun).